Të mbijetuarit e Holokaustit vizitojnë kampin Aushvic

Evropë

Të mbijetuarit e Holokaustit vizitojnë kampin Aushvic

Më: 27 janar 2020 Në ora: 09:44
Të mbijetuarit e Holokasutit nisen drejt kampit Aushvic.

Liderët botërorë do t’iu bashkohen të mbijetuarve të Holokasutit të hënën në Poloni për të shënuar 75-vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit nga forcat sovjetike, teksa anti-semitzmi shënon rritje në botë.

Më shumë se 1.1 milion persona, shumica prej tyre hebrenj kanë vdekur nëpër dhoma gazi, nga uria, të ftohtit apo sëmundjet në Aushvic.

I ndërtuar nga Gjermania Naziste pas pushtimit të Polonisë më 1940, fillimisht për të burgosurit politikë të Polonisë, këto hapësira janë kthyer në qendra të zbatimit të planit të liderit të nazistëve, Adolf Hitlerit për shfarosje të hebrenjve.

Duke folur para nisjes së ceremonive të planifikuara për të hënën, David Harris, udhëheqësi i Komitetit Amerikan të Hebrenjve ka thënë se grupet e supremacistëve të bardhë, xhihadistët dhe të majtët ekstremë janë duke nxitur anti-semitizëm në gjithë botën.

“Hebrenjtë në Evropën perëndimore mendohen dy herë para se të shkojnë në sinagagë ose para se të hyjnë në dyqane të hebrenjve”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Përveç të vrarëve në Aushvic, gjatë Holokaustit kanë vdekur rreth 6 milionë hebrenj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat