Franca do t’i evakuojë qytetarët e vet nga Wuhani i Kinës - Bota Sot
Franca do t’i evakuojë qytetarët e vet nga Wuhani i Kinës

Evropë

Franca do t’i evakuojë qytetarët e vet nga Wuhani i Kinës

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:46
Ilustrim

Ministrja franceze e shëndetësisë, Agnes Buzyn, tha se qytetarët e Francës që ndodhen në provincën e goditur nga koronavirusi në Kinë do të evakuohen nga ai vend përmes aeroplanit.

“Qytetarët francezë do të riatdhesohen drejtpërdrejt në Francë përmes fluturimit me aeroplan, pas marrëveshjes me autoritetet kineze. Kjo gjë do të bëhet në mesjavë”, tha ministrja Buzyn para gazetarëve, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

Edhe disa shtete të tjera janë duke bërë plane për evakuimin e shtetasve të tyre nga Wuhani, i cili është nën masa të rrepta të kufizimit të lëvizjes për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit vdekjeprurës, nga i cili deri më tash kanë vdekur 81 persona.

Më herët, Konsullata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Wuhan njoftoi se do t’i evakuojë stafin dhe disa shtetas të tjerë amerikanë përmes një fluturimi të veçantë që do të realizohet të martën.

Në spitalet e Francës tashmë janë duke u trajtuar tre pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa zyrtarët kanë thënë se numri i personave të infektuar ka gjasa të jetë më i lartë.

Të dielën, mjekët francezë filluan t’i kontrollonin udhëtarët që vinin nga Kina në aeroportin e Parisit dhe në aeroportet e tjera në përpjekje për t’i zbuluar rastet e mundshme të infektimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat