Policia franceze largon tendat e imigrantëve nga Parisi

Evropë

Policia franceze largon tendat e imigrantëve nga Parisi

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Policia franceze i ka larguar imigrantët nga lokacioni i tyre më i madh në kohën kur qeveria po përballet me presion për të marrë masa kundër imigrimit ilegal.

Forcat e sigurisë i larguan imigrantët nga kampi “Porte d’Aubervilliers”, në të cilin ndodheshin më shumë se një mijë persona. Ata jetonin në kushte të rënda, pranë një rruge të zhurmshme unazore.

Personat e zhvendosur u transportuan në një vendstrehim tjetër përmes autobusëve, ndërsa policia nuk u ballafaqua me rezistencën e imigrantëve.

Shumica e imigrantëve ishin nga Afrika Veriore, Lindja e Mesme dhe pjesët e tjera të Azisë. Ata kanë ikur nga atdheu kryesisht për shkak të luftërave të përgjakshme dhe varfërisë.

Që nga mbyllja e një kampi të madh të imigrantëve në Calais në vitin 2016, shumë imigrantë janë vendosur në Paris. Autoritetet disa herë i kanë larguar kampet ilegale, por ato janë ndërtuar përsëri disa muaj më vonë nga imigrantët.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, ishte e pranishme gjatë aksionit të policisë në këtë kamp, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat