Studentja 21 vjeçare mori komplimente për humbjen e peshës, por muaj më vonë zbuloi se kishte kancer

Evropë

Studentja 21 vjeçare mori komplimente për humbjen e peshës, por muaj më vonë zbuloi se kishte kancer

Më: 28 janar 2020 Në ora: 22:12
Beth Dinsley

Studentja 21 vjeçare kur filloi të humbiste peshë ndihej e kënaqur, derisa e zbuloi se kishte sëmundjen e kancerit.

Beth Dinsley nga Lydd- Kent, mori komplimente të ndryshme nga miqtë e saj, duke i thënë asaj se sa mirë dukej.

Sidoqoftë, e vërteta pas humbjes së befasishme të peshës së Beth doli të ishte shumë më e keqe.

Në muajin dhjetor të vitit 2017, ajo u nxitua në spital pasi filloi të vjella.

Mjekët zbuluan shpejt një tumor 30 cm në vezoren e saj të djathtë.

Pas diagnozës së saj shkatërruese, Beth u detyrua të kalojë katër raunde të kimioterapisë agresive dhe operacionit rrënqethës.

Tani ajo po e ndan historinë e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për t’i nxitur gratë t’i marrin  më seriozisht simptomat e ndryshme që japin sinjal për ndonjë sëmundje.

“Unë gjithashtu fillova të humb peshë, pavarësisht se nuk u përpoqa, nuk isha në ndonjë dietë”, ka thënë ajo.

“Të gjithë vazhdimisht më thanë se sa mirë dukesh, kështu që nuk e vura në dyshim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat