Toka lëkundet sërish, ja epiqendra dhe magnituda

Evropë

Toka lëkundet sërish, ja epiqendra dhe magnituda

Më: 31 janar 2020 Në ora: 07:46
Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Rumani në orën 02.26 të mëngjesit sipas orës lokale. Epiqendra e tërmetit ishte 4 km nga Nereju dhe 153 km nga kryeqyteti, Bukureshti.

Tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës rihtëer. Raportohet se lëkundejt e forta të tokës u ndjenë edhe në Bullgari, Moldavi dhe Ukrainë.

Akoma nuk ka një raportim të saktë mbi dëmet e shkaktuara dhe nuk dihet nëse ky tërmet ka lidhje me tërmetin e rënë në Turqi.

Tërmetet janë shtuar në numër në Gadishullin e Ballkanit dhe në shtetet rreth Detit të Zi. Kujtojmë që rreth para një jave Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm që mori jetën e 41 personave dhe la me qindra të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat