Ky është autori i sulmit terrorist në Londër, para 1 jave doli nga burgu

Evropë

Ky është autori i sulmit terrorist në Londër, para 1 jave doli nga burgu

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 07:56
Sudesh Amman

Sudesh Amman, 20 vjeç është autori i sulmit me thikë në Londër, i cili u vra nga policia ditën e djeshme. Sipas autoriteteve, i riu kishte rreth një javë që ishte liruar nga burgu, pasi kishte vuajtur gjysmën e dënimit prej tre vitesh për vepra terroriste.

20-vjeçari ishte nën mbikëqyrjen e policisë në kohën e sulmit, për të cilën policia beson se është një incident terrorist i lidhur me islamistët.

Nga sulmi, 3 persona u plagosën dhe për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Kryeministri Boris Johnson tha që qeveria do të njoftojë planet e mëtejshme për "ndryshime thelbësore në sistemin e trajtimit të atyre të dënuar për vepra terrorizmi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat