Tyringji: Në pushtet me votat e AFD-së

Evropë

Tyringji: Në pushtet me votat e AFD-së

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 08:37
Tyringji

FDP, CDU dhe partia populiste e djathtë AfD zgjodhën kryeministër të landit të Tyringjisë liberal-demokratin Thomas Kemmerich. Një thyerje tabuje? Zgjedhja e tij ka shkaktuar tërmet politik në Gjermani.

Një buqetë me trëndafila të kuq, zambakë të bardhë e shumë degëza të gjelbëra nëpër të. Më këtë tufë lulesh kishte parashikuar ta uronte Susanne Hennig-Wellsow kryeministrin e ri të landit pas zgjedhjes. Por në fakt gjtihçka ndodhi krejt ndryshe nga sa pritej në parlamentin e landit në Erfurt. Kryetarja e partisë së majtë në Tyringji iu drejtuar liberal-demokratit të persazgjedhur Thomas Kemmerich duke nguruar paksa dhe duke ia hedhru tek këmbët tufën me lule të freskëta.

Përse kjo indinjatë? Hennig-Wellsow u shpreh, se ky është një truk, një mashtrim dhe se zgjedhja e Kemmerichs dëshmon për një “plan të stërmenduar mirë më parë. Tani kemi kryeministër “dikë nga partia me pesë përqind”, i cili vjen në post me votat e partisë ekstremiste të djathtë. Partia liberal-demokrate, FDP, e Kemmerich-it me vështirësi e siguroi përfaqësimin parlamentar në zgjedhjet e zhvilluara në tetor. Edhe më shumë befasuese është, që kryeministri aktual politikani i majtë Bodo Rameloë humbi në raundine tretë kundrejt politikanit të FDP-së. Kemmerich arriti të fitojë një shumicë fare të ngushtë prej 45 votash, ndër to krahas atyre nga FDp dhe CDu edhe 22 vota prej radhëve të AFD-së. Kjo parti në Tyringjindjek kursin e një partie popullore-nacionaliste.

Asnjë mësim prej historisë?

Kryesia federale e partisë kristiandemokrate CDU është e indinjaur prej rezultatit. “Qendrimi i CDU-së në raundin etretë të votimit ka ndodhur përkundër rekomandimeve dhe kërkesës së partisë federale, këtë dua ta theksoj qartë”,deklaroi kryetarja e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer, duke shtuar në kritikën e saj, se: “kjo nuk është një ditë e mirë për Tyringjinë, kjo nuk është një ditë e mirë për sistemin politik në Gjermani.” Eshtë gabim, që një kryeministër në Tyringji të pranojë të zgjidhet pa apsur një mazhorancë të vetën. “Eshtë gabim po ashtu, që tani ka një kryeministër, i cili është zgjedhhur me votat e AFD-së.” Presidiumi i CDU-së i rekomandon njëzëri Tyringjisë zgjedhje të reja.

Për DW kryetari i partisë së E Majta, Bernd Riexinger, e quajti këtë “një ditë e zezë”. CDU dhe FDP e kanë treguar veten si trampolinë për AFD-në. “Një gjë të tilël e kemi përjetuar një herë, kur në vitet 1920 blloku qytetar kaloi në anën e nazistëve duke bërë të mundur ardhjen e Hitlerit në pushtet.” Kishim menduar, që një gjë e tillë nuk duhej të ndodhte më. Kaq duhet ta kemi mësuar prej historisë. Me sa duket as FDP-ja dhe as CDU-ja nuk paskan mësuar prej historisë.”

Përpara zgjedhjeve ato përbetoheshin, se nuk do të lejojnë të zgjidhen prej AFD-së. “Me këtë është krijuar tani një kaos i jashtëzakonshëm.” Entuziazëm ka vetëm në radhët e AFD-së. “Ata thonë, se qysh tani është e qartë, se pa ne nuk ka një qendër të spektrit politik qytetar”, thotë Riexinger. “Ne shpresoj, që e kemi të qartë, që në Tyringji kryetari i AFD-së Höcke është e vështirë të klasiifkohet si politikan i qendrës, ai është qartazi radikal i djathtë dhe ka tipare fashiste.”

Shtrëngim duarsh djathtas

“Unë jam kundër AFD-së, por jo kundër Höcke-s”, tha Kemmerich pas zgjedhjes. “Vijat e kuqe kudnrejt AFD-së mbeten”, nuk do të ketë as koalicion dhe as ndonjë ofertë për bashkëpunim. Por megjithatë kryetari i AFD-së në Tyringji Björn Höcke e ka përgatitur nën rrogoz zgjedhjen e tij me ose pa dijeninë e kandidatit të FDP-së. Fotografia duke shtrënguar duart mes Höcke dhe Kemmerich pas zgjedhjes po ngjall tani indinjatë në Berlin. Sepse shtrëngimi i duarve flet për afrim mes AFD-së dhe partivetë qendrës FDP dhe CDU. Të dyja këto partie përjashtojnë bashkëpunimin me ekstremistët e djathtë.

“Përçarje të ndjeshme” për koalicionin me bazë të gjerë, kështu parashikon në bisedë për Dë politologu Uëe Jun. “Në rast se CDU nuk e tregon qartë kufirin tani, nuk jam i sigurtë që koalicioni do të mund të mbijetojë.” Partnerët e koalicionit nga partia socialdemokrate SPD e kanë ngritur zërin: “një parti që bashkëpunon me Höcken nuk mund ta mbështesim më. “Problemi është ashpërsuar aq sa tani mendohet, që është Björn Höcke koka e krahut nacioanlsit të AFD-së ai që e ka komplotuar këtë situatë”, thotë Jun. “Nëse është kështu, kjo do të kishte pasoja masive në politikën federale.”

Fare vetëm në pushtet?

Sa kohë do të qendrojë në post Thomas Kemmerich, i dyti kryeministër liberal në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, është ende e paqartë. Kryetari i FD-së Christian Lindern apeloi tek CDU, SPD dhe Ekologjistët, që të bashkëpunojnë tani me Kemmerich. Nëse “ata e refuzojnë kategorikisht këtë, atëherë mudntë priten zgjedhje të reja e ato do të ishin të domosdoshme”, thotë Lindner. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, kryetarja e CDU-së Krampp-Karrenbauer nuk sheh “asnjë bazë të qendrueshme për kryeministrin e zgjedhur tani.” Ndaj ajo është e mendimit, që duhet folur për këtë, nëse zgjedhejt e reja janë rruga më korrekte në këtë situatë.”/DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat