Hajnat vjedhin dy mjete ushtarake 7 tonëshe, nga baza ushtarake në Suedi

Evropë

Hajnat vjedhin dy mjete ushtarake 7 tonëshe, nga baza ushtarake në Suedi

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 18:09
Foto

Policia suedeze ka njoftuar se janë vjedhur dy mjete të rënda ushtarake 7 tonëshe, nga një hangar i ushtrisë në veriperëndim të Stokholmit.

Në veturat e larta 2,8 metra dhe të gjata 5,32, nuk ka pasur armë, municion apo lëndë shpërthyese, shkruan AP.

Besohet se vjedhja e mjeteve motorike nga baza ushtarake Enkoping, rreth 70 kilometra larg kryeqytetit suedez, ka ndodhur gjatë natës mes të martës dhe mërkurës.

Policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimet dhe po i kërkon mjetet ushtarake nëpër gjithë Suedinë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat