Qiproja pajiset me raketa përballë tensioneve me Turqinë

Evropë

Qiproja pajiset me raketa përballë tensioneve me Turqinë

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 19:54
Ilustrim

Qipro, prej kohësh në tensione me Turqinë për shfrytëzimin e rezervave të hidrokarbureve në Mesdhe, ka porositur kohët e fundit raketa antiajrore dhe antianije, sipas një burimi pranë çështjes.

Ushtria qipriote nënshkroi në dhjetor me prodhuesin europian të raketave, MBDA, një kontratë prej 150 milionë eurosh, për furnizimin me raketa tokë-ajër “Mistral” me rreze shumë të shkurtër veprimi, po sipas këtij burimi.

Muajt e fundit, Turqia ka dërguar anije për të bërë shpime në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros (EEZ), pavarësisht paralajmërimeve nga Uashingtoni dhe BE.

Përballë pretendimeve të Ankarasë, Qipro, Greqia dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje në fillim të janarit, për të ndërtuar gazsjellësin “EastMed”, me qëllim transportimin e gazin të nxjerrë në Mesdheun Lindor drejt Greqisë përmes Qipros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat