Stuhia e fuqishme zhduk makinën gjatë natës, çfarë ndodhi me shoferin

Evropë

Stuhia e fuqishme zhduk makinën gjatë natës, çfarë ndodhi me shoferin

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 18:40
Britani

Stuhia e fuqishme "Kiara" goditi të gjithë Britaninë mbrëmjen e kaluar. Për shkak të saj, toka u hap dhe një makinë u fut brenda një grope që dukej sikur e kishte kollofitur.

Ngjarja ndodhi në zonën e Essexit. Fatmirësisht, shoferi dhe familja ishin brenda në shtëpi dhe asnjë person nuk u lëndua nga ky incident.

Ndërkoë, banorët e shtëpive në atë zonë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve. Fotografitë dramatike tregojnë automjetin e zhytur në vrimë, të rrethuar nga punonjësit e urgjencës që u përpoqën ta nxirrnin jashtë.

Vrima masive u shfaq në orët e para të mëngjesit në Essex dhe banorët e zonës thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe jashtë.

Stuhia Kiara pritet që të godasë edhe Shqipërinë. Sipas sinoptikanëve, në mesjavë pritet ndryshim drastik moti, me temperatura nën zera dhe reshje dëbore.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat