Popullsia në rënie, bie numri i lindjeve në Evropë

Evropë

Popullsia në rënie, bie numri i lindjeve në Evropë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Udhëheqësit e Evropës Qendrore dhe të Ballkanit janë të alarmuar nga rënia e shpejtë të popullatës dhe po inkurajojnë familjet të bëjnë më shumë fëmijë.

Gjermania po përpiqet të rrisë shkallën e lindjes duke ua lehtësuar jetesën prindërve rinj.

Qeveria e kancelares Merkel e sheh migracionin si të rëndësishëm për të ndalur rrudhjen e fuqisë punëtore dhe po i thjeshton rregullat për bizneset që kërkojnë punëtorë të rinj nga vendet e tjera.

Edhe Italia është e alarmuar nga rënia e nivelit të lindjeve, i cili është i ulti që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1861.

Kroacia, vendi i pestë me rënien më të shpejtë në botë e ka vënë demografinë në fokus të kryesimit 6-mujor prej saj të Bashkimit Evropian.

Greqia, e cila gjithashtu ka ndër lindjet më të ulëta në Evropë, po u ofron nënave rreth 2 mijë euro për çdo fëmijë të porsalindur, si dhe ulje taksash. /VoA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat