Nëna mbyt vajzën në ditën e ditëlindjes së saj të parë

Evropë

Nëna mbyt vajzën në ditën e ditëlindjes së saj të parë

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 15:11
Nathalie Stephan

U mbyt nga e ëma në ditën e ditëlindjes së saj të parë. Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen vogëlushja Vanille, trupi i së cilës u gjet këtë të diel, pas dy ditësh kërkimesh në qytezën franceze të Angers, në një kosh që mblidhte rroba.

Hetimet zbuluan se autorja e krimit të 7 shkurtit, ishte nëna e vajzës, Nathalie Stephan, 39 vjeçe, e cila vuante nga probleme të rënda psiqike. Autopsia zbuloi se e mitura kishte gjetur vdekjen i mbytur.

Motivet e këtij veprimi dyshohet të jetë bërë fakti se gruaja kishte refuzuar të linte shtëpinë për nënat beqare, ku qëndronte qysh pas lindjes.

Asaj i ishte komunikuar largimi nga qendra në 3 dhjetor 2019, ndërsa Vanille do i besohej një tjetër familje.

Ajo e kishte shtyrë largimin, duke thënë se më në fund kishte gjetur strehë në një qendër alternative, ku mendonte se do mund ta shhte të ardhmen më pozitivisht.

Mbi Nathalie Stephan rëndon akuza e vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat