Shtiret si i sëmurë me koronavirus, i riu rrezikon 5 vite burg

Evropë

Shtiret si i sëmurë me koronavirus, i riu rrezikon 5 vite burg

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:36
Pamje nga videoja

Një shaka pa "kripë" mund t'i kushtojë rëndë një të riu në Rusi, pasi u hoq sikur ishte i prekur me koronavirus.

Në një metro me të cilën po udhëtonte djaloshi i veshur me një maskë mbrojtëse, ai papritur u rrëzua në tokë.

Disa persona tentuan ta ndihmonin por ai filloi të dridhej duke u shtirur sikur kishte dhimbje të shkaktuara nga virusi.

Kjo duket se i ka frikësuar pasagjerët e tjerë të cilët filluan të largoheshin me vrap.

E gjithë skena është regjistruar në kamera në formën e shakasë, por kjo i ka kushtuar rëndë të riut.

Autoritetet e arrestuan për përhapjen e panikut ndërkohë që ai rrezikon deri në 5 vite burg nëse shpallet fajtor.

Videoja e tij u publikua në 2 shkurt ku për pak kohë bëri xhiron e rrjetit. Shumë përdorues e kritikuan ashpër djaloshin për përhapjen e frikës tek qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat