Bie numri i hyrjeve ilegale të emigrantëve në BE

Evropë

Bie numri i hyrjeve ilegale të emigrantëve në BE

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 06:12
Foto ilustrim

Numri i kalimeve të paligjshme kufitare në rrugët kryesore migruese të BE-së pësoi rënie në janar të vitit 2020 krahasuar me dhjetorin 2019, megjithatë në rajonin qendror të Mesdheut u regjistrua një rritje e këtij numri, treguan sot të dhënat nga agjencia kufitare e BE-së, Frontex.

Numri i përgjithshëm i kalimeve të migrantëve arriti në 8800 në janar, një rënie me 41% krahasuar me muajin e kaluar.

Rruga lindore e Mesdheut është vendi ku ndodh pjesa më tëd madhe të kapjeve të paligjshme të migrantëve, edhe pse numri i tyre ra me 58% nga muaji në muaj në rreth 3400, një shifër e krahasueshme me janarin 2019.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor u rendit rruga e dytë më e madhe shtegtuese me mbi 2000 kalime të zbuluara, më pak se gjysma e shifrës së regjistruar në dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat