Konkluzionet për 39 viktimat e kamionit: Vdekjet nga mungesa e oksigjenit dhe temperatura e lartë

Evropë

Konkluzionet për 39 viktimat e kamionit: Vdekjet nga mungesa e oksigjenit dhe temperatura e lartë

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 10:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tetorin e kaluar 39 emigrantëve vietnamezë do të humbnin jetën teksa udhëtonin ilegalisht brenda një kamioni drejt Britanisë. Policia britanike ka zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Mungesa e oksigjenit dhe temperatura e lartë kanë qenë shkaqet e vdekjes së 39 personave të gjetur brenda një kamioni frigoriferik tetorin e kaluar.

Policia britanike ka njoftuar se 31 burrat dhe 8 gratë vietnameze të zbuluara më 23 tetor në juglindje të vendit vdiqën si pasojë e hapësirës së izoluar.

Rrethanat i rënduan edhe kushtet frigoriferike.

Mes tyre ishin 10 adoleshentë, më i riu 15 vjeç.

Viktimat u gjetën nga shoferi i kamionit, 25-vjeçari Mauris Robinson, ndaj të cilit tani rëndojnë 39 akuza për vrasje dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Një tjetër shofer 22-vjeçar po ekstradohet drejt Britanisë nga Irlanda me akuzën e vrasjes dhe nxitjen e emigracionit të paligjshëm, ndërsa nëpër Europë janë kryer mbi 7 arrestime në lidhje me ngjarjen.

Policia tha se dyshimet janë që të dyshuarit përdornin kamionët për transportimin ilegal të njerëzve nga vendet e varfra për arsye ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat