Grekët që jetojnë në zonat e ishujve protestojnë kundër kampeve në Athinë

Evropë

Grekët që jetojnë në zonat e ishujve protestojnë kundër kampeve në Athinë

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 18:52
Foto

Zyrtarët grekë dhe banorët nga ishujt që strehojnë mijëra azilkërkues organizuan një protestë në Athinë të enjten kundër planeve për ndërtimin e kampeve të reja, shkruan AFP.

Dhjetëra demonstrues nga ishujt e Egjeut të Lesbos, Chios dhe Samos u mblodhën jashtë ministrisë së brendshme, duke shfaqur parulla kundër projektit të kampeve.

Qeveria e re konservatore e cila erdhi në pushtet në korrik ka njoftuar se kampet e tanishme, të cilat janë shtrirë disa herë përtej kapacitetit, do të mbyllen këtë vit.

Ato do të zëvendësohen me lehtësira të reja, më të vogla që do të funksionojnë nga mesi i vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat