Po lexonte lajmin për rritjen e shumës së parave për veteranët e luftës, nuk mund të ndalej duke qeshur - Bota Sot
Po lexonte lajmin për rritjen e shumës së parave për veteranët e luftës, nuk mund të ndalej duke qeshur

Evropë

Po lexonte lajmin për rritjen e shumës së parave për veteranët e luftës, nuk mund të ndalej duke qeshur

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 19:20
Prezantuesja lajmeve, Aleksandra Novikova

Prezantuesja ruse e lajmeve në televizionin publik të këtij vendi, është bërë hit në internet pas publikimit të një videoje ku shihet se si nuk mund të ndalet duke qeshur, derisa lexon lajmin për rritjen e shumës së parave për rasteve sociale të cilat i ka realizuar qeveria ruse.

Aleksandra Novikova nuk ka mundur të ndalet duke qeshur derisa po lexonte raportin për ndihmën që u është dhënë personave me invaliditet, veteranëve të luftës, viktimave të ekspozuar nga rrezatimi – bëhet fjalë për shumën 1.500 rubla apo më mirë thënë 22 euro – ku 900 rubla mund t’i përdorin për barna, e tjera për nevoja tjera, shkruan Radio Evropa e Lirë.

 

Pasi që pjesën më të madhe të lajmeve i lexoi me një ton të qetë, Novikova humbi kur përmendi shpenzimet e transportit ndërkombëtar, duke mos mundur të ndalet pavarësisht tentimeve që ta frenoj veten.

“Kam tentuar, më keni dëgjuar”, dëgjohet duke thënë në një moment, por më vonë shtoi se “asgjë nuk ka qenë duke u transmetuar drejtpërdrejtë”.

Videoja nuk është transmetuar në televizion apo internet, megjithatë ka fituar vëmendjen pas publikimit në rrjetet sociale nga portali info24.

Në një postim në kanalin Rovegosteb në rrjetin Telegram, blogeri Andrej Jegorov ka parashikuar se Novikova do të shkarkohet. Ai gjithashtu ka thënë se ndoshta mund t’i jetë kurdisur gjithçka gazetares.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat