Kompania fiton gjyqin/ Pushimet e shkurtra të punëtorëve për kafe dhe cigare do të zbriten nga rroga

Evropë

Kompania fiton gjyqin/ Pushimet e shkurtra të punëtorëve për kafe dhe cigare do të zbriten nga rroga

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 00:36
Foto ilustrim

Punëtorët në Spanjë kanë filluar të shqetësohen së tepërmi, pasi mësuan se koha e shpenzuar prej tyre për kafe dhe cigare gjatë orarit të punës, do të zbritet nga rroga mujore.

Këtë model e aplikoi kompania portugeze  por me filial në Spanjë “GALP”, e cila filloi të maste kohën që punonjësit e saj kalonin jashtë ambienteve të punës, përfshirë këtu dhe pauzat e shkurtra për kafe apo cigare.

Të hedhur në gjyq nga punëtorët e kompanisë në lidhje me rastin, Gjykata e Lartë ka vendosur kundra tyre dhe pro kompanisë shkruajnë mediat e huaja. Sindikata për mbrojtjen e punëtorëve në Spanjë ka bërë apel në gjykatë për të rishikuar këtë vendim.

Megjithatë përgjigja e tyre ishte që kjo masë nuk do të merret për të gjithë kompanitë. Mbetet të shihet nëse sindikata e punëtorëve do të negociojë me kompaninë për të gjetur një zgjidhje, që do të kënaqte të gjitha palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat