Presidenti gjerman: SHBA-ja, Kina dhe Rusia po e bëjnë botën më të rrezikshme - Bota Sot
Presidenti gjerman: SHBA-ja, Kina dhe Rusia po e bëjnë botën më të rrezikshme

Evropë

Presidenti gjerman: SHBA-ja, Kina dhe Rusia po e bëjnë botën më të rrezikshme

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 17:07
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka sugjeruar se Rusia dhe Kina, bashkë me Shtetet e Bashkuara janë duke nxitur jostabilitet global, teksa ka paralajmëruar për rrezikun që këto tri shtete të përfshihen e garën e “fuqisë së madhe” dhe asaj për armë bërthamore.

Ai i ka bërë këto komente në fjalimin hyrës në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih.

Konferenca organizohet në këtë qytet gjerman nga viti 1963.

“Rusia i ka bërë forcën ushtarake dhe ndryshimin e dhunshëm të kufijve në kontinentin evropian, çështje politike sërish”, ka thënë ai.

“Kina pranon ligjin ndërkombëtar vetëm pjesërisht, aty ku nuk kundërshton interesat e saj”, ka deklaruar Steinmeier.

“Dhe aleatet tona më të ngushta, Shtetet e Bashkuara, sipas administratës aktuale, kundërshtojnë idenë e një komuniteti ndërkombëtar”.

Kjo konferencë vjetore ka shërbyer për mbledhjen e liderëve botërorë, sidomos në kohën e marrëdhënieve të tensionuara në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, siç ka qenë rasti me debatin për luftën në Irak më 2003.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat