Steinmeier kritikon indirekt Presidentin Trump

Evropë

Steinmeier kritikon indirekt Presidentin Trump

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 18:59
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier

Presidenti i Gjermanisë kritikoi indirekt Presidentin amerikan Donald Trump të premten duke akuzuar Uashingtonin, Kinën dhe Rusinë se kanë shkaktuar mosbesim botëror e pasiguri për shkak të një konkurrencë mes "fuqive të mëdha" që mund rrezikojë sikurse tha ai, një garë të re armatimesh bërthamore.

Në fjalimin e hapjes në konferencën vjetore të Sigurisë që mbahet në Mynih, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shprehu keqardhje për qasjen e fuqive të mëdha ndaj çështjeve globale.

Pa përmendur zotin Trump ai solli në vëmendje sloganit e tij "ta bëjmë Amerikën sërisht të madhërishme", që sipas presidentit gjerman nënkupton një objektiv edhe në kurriz të fqinjëve e partnerëve.

Sipas zotit Steinmeier, Gjermania duhet të përgjigjet duke rritur shpenzimet e mbrojtjes për të kontribuar më shumë në sigurinë evropiane dhe për të ruajtur aleancën me Shtetet e Bashkuara, edhe pse pohoi se interesat e amerikane janë më shumë të orientuara drej Azisë dhe larg Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat