E dhunoi për 18 vjet, por çdo Shën Valentin i dërgonte letra dashurie!

Evropë

E dhunoi për 18 vjet, por çdo Shën Valentin i dërgonte letra dashurie!

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 06:38
Rachel

E vulosur me puthje dhe premtimin për dashuri të përjetshme, një nga letrat e Shën Valetinit që britaniku Darren Williams i dërgoi të shoqes, Rachel, do t`i ngjallte zili çdo femre. Por këto mesazhe “maskonin“ një realitet të hidhur: atë të abuzimeve të tmerrshme të tij dhe faktit që e qëlloi me armë zjarri kur ajo, duke mos duruar më, bëri kërkesë për divorc.

Pasi e qelloi, Darren vari veten, dhe por fatkeqësia e Rachel nuk u mbyll me kaq. 6 javë më vonë, duke mos duruar çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e tij, edhe djali i saj 16 vjeçar, Jack, u vetëvra.

Për 18 vjet Darren e kishte rrahur e keqtrajtuar, e megjithatë në ditën e Shën Valetinit nuk harronte t`I shkruante kartolina të bukura, plot fjalë pendese që nbërrinin deri tek: “ do të jepja për ty edhe pikën e fundit të gjakut“!

“Dita e Shën Valentinit ishte dita kur pretendohej se kishim një marrëdhënie të lumtur, por ato që ai shkruante ishin fjalë boshe, sepse shumë shpejt çdo gjë kthehej aty ku ishte“, ka rrëfyer ajo për the Sun.

Sipas gazetës, pothuajse një në tre femra në Britani provojnë gjatë jetës dhunën në familje.

Image
Rachel, Darren
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat