Qeveria greke, ligj të ri edhe për të huajt e moshuar - Bota Sot
Qeveria greke, ligj të ri edhe për të huajt e moshuar

Evropë

Qeveria greke, ligj të ri edhe për të huajt e moshuar

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Qeveria greke ka sjellë në parlament ditën e premte një projektligj që do të votohet në datën 21, me anë të të cilit përmirësohen presdispozitat për pensionet e minoritarëve grekë, ndërsa nuk preken kushtet për pensionet e emigrantëve të huaj, midis tyre edhe të shtetasve shqiptare.

Ligji përcakton qartë se në Greqi shuma e pensionit përllogaritet nga i ashtuquajturi pensioni kombëtar dhe ai që rrjedh nga kontribut i gjithë secilit për vitet që ka punuar.

Pensioni kombëtar prej 384 euro u jepet të gjithë shtetasve që kanë mbushur moshën 76-vjeç dhe jetojnë 40 vitet e fundit në Greqi në mënyrë të ligjshme dhe të përhershme. Për çdo vit që nuk jetojnë në Greqi u hiqet ¼ nga kjo shumë dhe ky reduktim nuk prek pensionin sipas kontributit të viteve të punës.

Një shtetas shqiptar që ka 25 vite i siguruar dhe 20 vite me leje qëndrimi do të marrë në moshën 67-vjeçare nga pensioni kombëtar gjysmën e tij, plus sa i takon nga 25 vitet e siguruara. Pra, ligji sipas burimeve qeveritare nuk bën dallime për emigrantët e huaj, pasi edhe për grekët ekziston i njëjti kusht.

Sipas nënkryetari të Omonias në Athinë, Jorgos Xhomakas, në një bisedë telefonike për Top Channel, ligji korrigjon një padrejtësi për minoritarët, për të cilët nuk ishte zgjedhja e tyre të qëndronin larg Greqisë, kështu korrigjon vitet e qëndrimit duke i llogaritur ato prej vitit 1990, kur ata mundeshin të vinin në Greqi.

“Ekziston një padrejtësi e cila ka të bëjë me faktin që ata që erdhën nga Shqipëria në atdheun tonë, pjesëtarë të minoritetit kombëtar dhe kërkuan të drejtën e pensionit nuk kishin vërtet mundësinë të plotësonin kushtin e 40 viteve të qëndrimit këtu, pasi sistemi në Shqipëri u rrëzua në 1989 dhe shumica e tyre erdhën në Greqi në vitin 1997. Dhe ky është një realitet që ministria do të marrë parasysh dhe do të kryejë korrigjimet e duhura”, shprehet Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Konkretisht, pensioni i një minoritari që mbush tani 67-vjeç do të përllogaritet me pensionin kombëtar të plotë prej 384 eurosh, i cili nuk do të reduktohet më pavarësisht se vitet e qëndrimit mund të jenë më pak se 30, plus pensionin që do të marrë nga vitet e kontributit në punën e tij në Greqi.

Gjithashtu, pritet që qeveria greke të miratojë edhe ligjin për minoritarët e moshuar që nuk janë të siguruar më asnjë ditë pune në Greqi.

Ligji që ishte miratuar disa ditë para zgjedhjeve nga qeveria Tsipras, por që nuk është zbatuar ende për pensionet që janë prerë prej vitit 2012 me disa përjashtime, anulon të gjitha predispozitat e mëparshme, si qëndrimi i ligjshëm dhe i përhershëm prej 30 vitesh apo vërtetimi I banesës ku jeton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat