Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Trump

Evropë

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Trump

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 20:34
Recep Tayyip Erdogan, Donald Trump

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump.

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Trump gjatë bisedës telefonike kanë diskutuar çështjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy liderët i kanë cilësuar si të papranueshme sulmet e regjimit sirian dhe kanë këmbyer mendime në lidhje me përfundimin sa më parë të krizës në Idlib.

Gjatë bisedës po ashtu është theksuar rëndësia e kthimit të paqes dhe stabilitetit në Libi.

Dy liderët kanë ngelur dakord për t’i rifilluar negociatat për rritjen e vëllimit tregtar dypalësh në 100 miliardë dollarë.

SHPËRNDAJE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat