Dy të vdekur nga stuhia Dennis në Britani

Evropë

Dy të vdekur nga stuhia Dennis në Britani

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Dy persona vdiqën të shtunën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u përballën me vështirësi gjatë udhëtimeve pasi stuhia Densis e përfshiu një pjesë të madhe të Mbretërisë së bashkuar. Qindra fluturime u anuluan për shkak të motit të lig.

Në dhjetëra qyteza që ende po e marrin veten nga stuhia Ciara, trupat ushtarake e filluan punën për përforcimin e masave mbrojtëse ndaj vërshimeve.

Meteorologët paralajmëruan se do të ketë vërshime të reja gjatë fundjavës, shkruan “Daily Mail”.

Kompania ajrore “EasyJet” i anuloi 234 fluturime, duke i lënë rreth 50 mijë persona pa udhëtuar në destinacionet e planifikuara. 60 fluturime të tjera janë paraparë të anulohen të dielën.

Kompanitë e hekurudhave e kanë caktuar shpejtësinë maksimale prej 80 kilometrave për lëvizje të trenave për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit.

Në disa vende, shpejtësia e erës ka shkuar në 112 kilometra në orë, ndërsa reshjet e mëdha kanë ndikuar që disa lumenj të dalin nga shtrati dhe t’i vërshojnë rrugët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat