Për shkak të stuhisë ‘Dennis’, aeroplanët po ‘luftojnë’ me erëra të forta për të zbritur në aeroportin e Heathrow të Londrës

Evropë

Për shkak të stuhisë ‘Dennis’, aeroplanët po ‘luftojnë’ me erëra të forta për të zbritur në aeroportin e Heathrow të Londrës

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 19:16
Foto

Pamjet tronditëse tregojnë momentin e pabesueshme që një pilot zbriti aeroplanin e tij në aeroportin e Heathrow të Londrës, pasi luftoi me erëra të ashpra pre 91 kilometrave në orë të shkaktuara nga stuhia Dennis. 

Klipi tregon aeroplanin e Etihad Airways që lufton me erërat e fuqishme teksa ateron në aeroportin Heathrow.

Por ky nuk ishte i vetmi aeroplan për të luftuar me këto erëra të forta, edhe shumë të tjerë u përpoqën të zbarkonin në mes të stuhisë shkatërruese.

Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa një video tregon një pilot duke provuar dhe duke dështuar të zbarkojë dje në aeroportin e Heathrow.

Klipet e tjera tregojnë aeroplanët që zbarkojnë në  aeroportin e Birmingham, duke zbritur ngadalë ndërsa luftojnë kundër erërave.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat