Norbert Röttgen kandidon për kryetar të partisë së Merkelit

Evropë

Norbert Röttgen kandidon për kryetar të partisë së Merkelit

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:23
Norbert Röttgen

Politikani konservator gjerman, Norbert Röttgen, ka njoftuar se do të kandidojë për kryetar të CDU-së së kancelares Angela Merkel. Kandidatura e tij ishte e befasishme dhe pritet ta ndërlikojë edhe më shumë procesin e garës brenda partisë në pushtet.

Javën e kaluar, Annegret Kramp-Karrenbauer, e futi partinë në krizë duke thënë se nuk do të garojë për kancelare në zgjedhjet e ardhshme, që mbahen në tetor të vitit 2021, dhe do të heqë dorë edhe nga posti i kryetares së CDU-së.

Kandidatura e Röttgen-it e bën atë garuesin e parë zyrtar për pozitën e kryetarit të Partisë Kristiandemokrate. Ai e gëzon një profil të nivelit kombëtar për shkak të rolit si shef i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme. Ai më parë ka shërbyer edhe si ministër i bujqësisë nga viti 2009 deri në vitin 2012.

Në letrën e publikuar nga gazeta rajonale “Rheinische Post”, të cilën ky politikan ia kishte dërguar zonjës Kramp-Karrenbauer, thuhet se situata është serioze dhe se kandidatura e tij ka të bëjë me të ardhmen e CDU-së dhe stabilitetin e Gjermanisë.

Kandidatë të tjerë të mundshëm për postin e kryetarit të CDU-së janë Friedrich Merz, Jens Spahn dhe Armin Laschet.

Kryetari i ri i CDU-së pritet të jetë edhe kandidat për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat