Del Piero zbulon sekretin e treshes që frikëson Europën

Evropë

Del Piero zbulon sekretin e treshes që frikëson Europën

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 18:54
Alessandro del Piero

Alessandro del Piero, legjenda e Juventus-it dhe Italisë, ka folur për yllin e Liverpool-it, Mohamed Salah, me rastin e ceremonisë Laureus Awards të zhvilluar në Berlin.  

"Salah është një hyjni dhe jo vetëm në Egjipt. Kur ishte te Roma, mbaj mend sa herë dilte para portës dhe gabonte. Më pas, papritur, te Liverpool u përmirësua shumë dhe ka filluar të shënojë më shumë se 30 gola në sezon", ka thënë Del Piero.

"Dhe kur ke këtë mentalitet, dëshirën për t'u përmirësuar gjithmonë, nuk ka gjë më të mirë" .

Megjithatë, Liverpool-i nuk është vetëm Salah. Treshja e sulmit e Të Kuqve është e frikshme për të gjithë. Dhe Pinturicchio ka shpjeguar se është e kotë të kërkosh të kuptosh se kush është më i miri nga të tre, sepse scili ka karakteristika që përshtaten shumë mirë me ato të tjerëve.

"Firmino është një lojtar i jashtëzakonshëm, e di gjithmonë kur duhet ta pasojë topin ose çfarë lëvizje të bëjë për të liruar Salah dhe Mane. Edhe Mane ka cilësi të jashtëzakonshme, në aspektin fizik dhe teknik. Sekreti i vërtetë është përzierja e të treve".  

Dhe nëse e thotë një njeri që ka luajtur me lojtarë si: Vialli, Ibrahimovic, Inzaghi dhe Trezeguet, atëherë duhet besuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat