BE’ja e shton një territor britanik në listën e zezë të parajsave fiskale - Bota Sot
BE’ja e shton një territor britanik në listën e zezë të parajsave fiskale

Evropë

BE’ja e shton një territor britanik në listën e zezë të parajsave fiskale

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 18:59

Bashkimi Evropian shtoi një territor britanik përtej detit, ishujt Kajman, në listën e zezë të parajsave fiskale, tre javë pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE, njoftuan sot ministrat europianë të Ekonomisë.

“Ishujt Kajman nuk kanë marrë masat e duhura në fushën e investimeve kolektive”, theksuan ata në përfundim të një takimi të mbajtur në Bruksel.

Bëhet fjalë për territorin e parë të një shteti anëtar apo të një ish-shteti anëtar të BE-së që përfshihet në këtë listë, e hartuar për herë të parë në fund të vitit 2017.

Me përfshirjen e Panamasë, Sejshelleve dhe Palaos, lista numëron tashmë 12 juridiksione. Deri tani kanë qenë të pranishëm Samoat amerikane, Fixhi, Guam, Samoa, Trinite-et-Tobago, ishujt e virgjër amerikan dhe Vanatu.

Ishujt Kajman, që bënin pjesë deri tani në listën “gri” të BE-së, kishin afat deri në fund të vitit 2019 për të zbatuar reformat për të cilat ishin angazhuar, gjë që nuk është bërë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat