Pamje nga tërmeti i fuqishëm në Turqi - Bota Sot
Pamje nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Evropë

Pamje nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:49
Pamje nga video

Menjëherë pas publikimit të lajmit për një tërmet me madhësi prej 5,2 ballësh në Manisa të Turqisë, janë publikuar edhe pamjet e para.

Sipas përshkrimit të pamjeve, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin e tërmetit, përkatësisht reagimin e qytetarëve.

Ndryshe, siç është raportuar më herët, tërmeti ka ndodhur rrethin Kirkağaç të Manisa të Turqisë, por është ndier edhe në Izmir, Bursa dhe Stamboll.

Sipas informacioneve nga autoritetet përkatëse tërmeti ndodhi në 19.09 (sipas kohës lokale).

Së paku deri më tani nuk është raportuar për dëme të mundshme materiale e as për ndonjë të lënduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat