Merkel paralajmëron negociata të vështira për buxhetin e BE’së - Bota Sot
Merkel paralajmëron negociata të vështira për buxhetin e BE’së

Evropë

Merkel paralajmëron negociata të vështira për buxhetin e BE’së

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 18:57
Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel parashikoi sot negociata shumë të vështira dhe të ndërlikuara në Bruksel në lidhje me buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së, i pari pas Brexit-it.

“Ne besojmë se shqetësimet tona nuk janë marrë ende mjaftueshëm në konsideratë në shumë fusha dhe, për këtë arsye, unë parashikoj negociata shumë të vështira dhe të ndërlikuara”, deklaroi Merkel, në një konferencë për shtyp me kryeministren finlandeze, Sanna Marin.

Krerët europianë do të mblidhen nesër në Bruksel për të diskutuar për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së, ndërkohë që shumë grupe po përballen për të gjetur mënyrën se si të kompensojnë kontributin britanik pas Brexit-it.

Me një shtet anëtar më pak, BE duhet të gjejë një ekuilibër midis të ashtuquajturave politika të tij tradicionale, kohezionit (i destinuar për rajonet më pak të zhvilluara) dhe bujqësisë, si edhe përparësive të reja që i ka vënë vetes, veçanërisht lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe pranimi i bllokut në skenën gjeopolitike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat