Të paktën 8 persona të vrarë e shumë të plagosur në një qytet në Gjermani

Evropë

Të paktën 8 persona të vrarë e shumë të plagosur në një qytet në Gjermani

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 00:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotesuar) - Gazeta gjermane Bild ka raportuar se të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë u plagosën.

Disa persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në qytetin gjerman Hanau.

Sipas policisë, të shtënat me armë janë bërë në dy lokale të ndryshme.

Autoritetet, aktualisht janë në kërkim të të dyshuarve, për të cilët thuhet se kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Hanau është një qytet me 100,000 banorë në shtetin e Hessen, rreth 25 kilometra (15 milje) në lindje të qytetit të Frankfurtit.

Ndërkohë që me rastin po merren organet e hetuesisë. 

Të shtëna masive në qytetin gjerman të Hanau, raportohet për disa të vdekur

Disa persona thuhet se kanë gjetur vdekjen pas të shtënave me armë nga një makinë në dy Shisha bare në Gjermani.

Sipas mediave gjermane, incidentet kanë ndodhur në Hanau, rreth 20 milje larg Frankfurtit rreth orës 11:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale.

Mediat gjermane raportojnë se dhuna ka të ngjarë të ketë lidhje me bandat, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Një burrë besohet të ketë hapur zjarr ndaj viktimave nga një makinë në lëvizje.

Pas kësaj sulmuesi shkoi në një rreth tjetër dhe kreu një sulm në një bar tjetër shisha në rrethin Kesselstadt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat