Vladimir Putin përballet me një situatë të pakëndshme kur pyetet nga një grua se ‘A mund të jetoni me 130 euro në muaj?’

Evropë

Vladimir Putin përballet me një situatë të pakëndshme kur pyetet nga një grua se ‘A mund të jetoni me 130 euro në muaj?’

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:04
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin u përball me një grua ruse e cila e pyeti se sa fiton dhe nëse ai mund të jetonte me të ardhurat e saj prej 130 euro në muaj.

Ndërsa vizitoi qytetin e tij të lindjes të Shën Peterburgut të mërkurën, një grua me një pallto me kapuç e afrua dhe e pyeti Putinin: “Të lutem më trego, a është e mundur të jetosh në 10.800 rubla (130 euro)”?

“Mendoj se është shumë e vështirë”, tha Putin në heshtje në pamjet video të postuara nga mediat botërore.

“Paga juaj ndoshta është rreth 11 mijë euro, unë thjesh po hamendësoj”, thotë ajo.

“Epo po”, thotë Putin, ndërsa shton se disa në Rusi fitojnë shumë më tepër dhe “presidenti nuk ka rrogën më të lartë”.

Putin shumë rrallë shihet duke dalë nëpër rrugë, sepse shpesh përballet me takime të paparashikueshme me persona të panjohur.

Të mërkurën, Putini iu referua nismave të fundit të politikave për të përmirësuar jetën e familjeve me fëmijë, duke përfshirë përfitimet e rritura të fëmijëve dhe pagesa për lindjen e një fëmije.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat