​Konfirmohen 16 raste të reja nga koronavirusi në Itali - Bota Sot
​Konfirmohen 16 raste të reja nga koronavirusi në Itali

Evropë

​Konfirmohen 16 raste të reja nga koronavirusi në Itali

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 20:16
Ilustrim

Zyrtarët njoftuan sot se 14 persona janë infektuar në Lombardi nga koronavirusi, ndërsa dy raste të tjera janë identifikuar në Veneto.

Qytetarëve në disa qytete të Lombardisë u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me persona të tjerë.

“Italia është gati. Kishim përgatitur një plan, sepse ishte e qartë çfarë mund të ndodhte. Tani është çështje e zbatimit të planit. Ky plan shfaq vendime të menjëhershme për zonat e shpërthimit, për të limituar përhapjen e virusit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat