Demonstrata kundër qeverisë në Francë, Macron pranon të takohet me protestuesit

Evropë

Demonstrata kundër qeverisë në Francë, Macron pranon të takohet me protestuesit

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 11:51
Francë

Të shtyrë nga pakënaqësitë ndaj qeverisë franceze, demonstruesit janë bërë të dhunshëm dhe rrotulluan disa makina nëpër rrugë.

Në fundjavën e 67-të të demonstratave, presidenti Emmanuel Macron më në fund ka pranuar të takohet me protestuesit personalisht, për të dëgjuar kërkesat e tyre.

Situata më e vështirë ka qenë në Lille, ku policia u detyrua të shpërndante turmën me gaz lotsjellës, sepse shkaktonin dëme në vetura dhe biznese.

Të veshur me atlete të zezë, pjesëtarët e Jelekëve të Verdhë, janë parë teksa rrotullojnë një makinë Audi, si dhe një rimorkio, ndrësa bëjnë thirrje kundër qeverisë.

Gjatë një organizimi të agrikulturës në Paris, presidenti Macron është përballur me disa përfaqësues të protestuesve, ku edhe njoftoi se do të takohet me ta.

“Janë bërë jashtëzakonisht të dhunshëm, nuk bën të protestohet në këtë mënyrë”, ka thënë Macron, lidhur me vendimin për takim.

Ky do të jetë takimi i parë mes presidentit francez dhe Jelekëve të Verdhë, që kur ai erdhi në pushtet, derisa ata kanë shprehur pakënaqësitë në rrugë rreth qeverisjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat