E ka ushqyer klima politike nё Gjermani terrenin ekstremist?

Evropë

E ka ushqyer klima politike nё Gjermani terrenin ekstremist?

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:39
Marshim i myslimanёve nё Gjermani kundёr racizmit, qershor 2017

Klima shoqёrore nё Gjermani ka ndryshuar. Qёndrimet ekstremiste tё djathta, tё papranueshme me dekada janё kthyer sёrish nё shoqёri. Politika ka pjesёn e saj tё fajit pёr kёtё situatё.

Kaq qartё Angela Merkel nuk e ka thёnё kurrё. Gjermania ka njё problem me racizmin. „Urrejtja ёshtё helm. Ky helm ekziston nё shoqёrinё tonё dhe ёshtё fajtor pёr shumё krime”, tha kancelarja gjermane, pasi njё person ekstremist i djathtё nё Hanau vrau disa vetёm sepse nuk kishin pamje gjermane. Atentatori kishte njё botёkuptim "thellёsisht ekstremist tё djathtё”, tha Prokurori i Pёrgjithshёm.

Pёr herё tё tretё brenda pak muajsh, njё ekstremist i djathtё ka goditur shoqёrinё. Nё gusht 2019 ishte politikani i CDU-sё dhe presidenti qeveritar i Kasselit, Walter Lübcke. Nё tetor njё person synoi tё hynte nё njё sinagogё nё Halle, e vrau dy vetё nё rrugё e sipёr. Edhe atentate tё tjera kundёr politikanёve, azilkёrkuesve, myslimanёve kanё qenё tё planifikuara. Sё fundmi policia arrestoi njё grup prej 12 vetёsh tё kategorizuar si ekstremistё tё djathtё.

A ёshtё AfD fajtore pёr tё gjitha?

Nga vjen urrejtja, „helmi", pёr tё cilin flet kancelarja gjermane? Cili ёshtё terreni ushqyes pёr dhunёn raciste nё Gjermani? Armiqёsia ndaj tё huajve nuk ёshtё ndonjё fenomen i ri nё Gjermani. Studimet i atestojnё njё qёndrim tё tillё kundrejt tё huajve 15-20% tё popullsisё gjermane. Por askush nuk lind racist. Pas sulmit nё Hanau, pёrmendet shpesh AfD-ja. „Ne pёrjetojmё qё klima shoqёrore pёrmes AfD-sё po helmohet prej kohёsh, shohim si nxitet urrejtja, si pёrçahet shoqёria", tha Lars Klingbeil, qё e cilёsoi AfD si „krahun politik tё sё djathtёs ekstreme."

Image
Njё nga viktimat e Hanaut ishte rumun

Tek AfD-ja nacionalsocialzmi jo vetёm qё minimizohet, por kjo parti pёrpiqet qё tё bёjё si pjesё normale tё shoqёrisё edhe ideologjinё raciste, qё bazohet nё prejardhjen e popujve. Me vetёdije sulmohen verbalisht apo pёrgojohen njerёzit, emri i tё cilёve tё le tё kuptosh, se prindёrit apo gjyshёrit kanё njё histori migracioni. „Tё shohёsh njerёzit si kundёrshtarё dhe veten si diçka mё tё mirё, tё bёsh nga bashkёqytetarёt tё huaj, ky ёshtё helm qё po futet gjithnjё e mё shumё nё shoqёrinё tonё dhe nё fund çon nё vepra tё tilla", tha kryetarja e partisё konservatore, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Objektivi Shisha-Bare

Vrasjet nё Hanau u kryen nё dy shisha-bare, qё vizitohen zakonisht nga tё rinj me sfond migracioni. Prej kohёsh AfD-ja zhvillon njё fushatё kundёr shisha-bareve, edhe nё Hessen. Kёtu pёrmendet fakti, qё policia nё kontrollet e shisha-bareve disa herё ka gjetur e konfiskuar duhan pёr shisha tё patatuar. Bazuar mbi kёtё, AfD pёrpiqet tё krijojё nё fushatёn e saj pёrshtypjen, se shisha-baret janё pёrgjithёsisht tё lidhur me kriminalitetin.

Image
Björn Höcke, nga AfD-ja del shpesh me deklarata kundёr tё huajve apo myslimanёve

Deputeti i Majtё, Lorenz Gösta Beutin nga partia E Majta nuk bёn pёrgjegjёse vetёm partinё radikale tё djathtё pёr rritjen e terrorit tё djathtё nё Gjermani. Nuk duhet harruar, qё edhe ministri i Punёve tё Brendshme, Horst Seehofer qё para edhe gjatё krizёs sё refugjatёve ka nxitur frikёn pёr tё ashtuquajtur tё huaj. „Kanё qenё edhe njerёzit si ai qё kanё mbjellё farёn e urrejtjes", thotё Beutin. Seehofer ka thёnё nё vitin 2011, se „deri nё fishekun e fundit" do tё dalim kundёr qё tё mos lejojmё „njё migrim nё sistemet sociale gjermane". Nё vitin 2015 ai e vlerёsoi migracionin si "nёnёn e tё gjitha problemeve.”

Ka Gjermania njё problem themelor? Prej vitesh Kombet e Bashkuara, Kёshilli i Europёs e kanё paralajmёruar Gjermaninё tё bёjё mё shumё kundёr diskriminimit, armiqёsisё ndaj tё huajve dhe racizmit. Nё shkurt 2014, Komisioni Europian kundёr Racizmit dhe Intolerancёs kёrkoi qё tё reformohej ligji, qё si nё vende tё tjera tё BE, tё peshonin mё shumё nё dhёnien e dёnimit motivet raciste. Po ashtu ky komision i vendosur nga Parlamenti Europian kritikoi qё nё Gjermani nxitja e urrejtjes ёshtё e dёnueshme vetёm atёherё, kur "dёmtohet paqja publike”. Por kjo ёshtё e vёshtirё tё provohet. Nё kёtё raport thuhet, se nё problematikёn e nxitjes sё urrejtjes ka njё masё tё madhe pandёshkueshmёrie.

Image
Presidenti Steinmeier nё Hanau

Edhe deputeti i Majtё, Jan Korte pas atentatit nё Hanau ёshtё i mendimit, se qeveria gjermane e ka nёnvlerёsuar rrezikun e ekstremizmit tё djathtё nё Gjermani prej vitesh. Mё shumё se 200 vetё janё vrarё nga viti 1990 nga ekstremistёt e djathtё. "Bёhet fjalё pёr substancёn kryesore tё shoqёrisё demokratike dhe kjo nuk ёshtё identifikuar nё vitet e fundit, njerёzit qё e ngrinin kёto problem nuk merreshin seriozisht.”

Shumica e gjermanёve nuk ёshtё armiqёsore ndaj tё huajve

Megjithatё kohёt e fundit, qeveria gjermane ka lёshuar njё sёrё ligjesh pёr tё luftuar urrejtjen djathtiste, dhunёn nё rritje e terrorin e djathtё. Pas sulmit nё Hanai do tё ketё mё shumё mbrojtje policore. Politika megjithatё duhet tё pyesё veten, nёse kёto masa vijnё shumё vonё. "Ne do tё dalim para nё mbrojtje tё atyre njerёzve qё rrezikohen nё kёtё vend, qё nuk ndjehen mё tё sigurtё”, premton Lars Klingbeil. Nё tё gjithё Gjermaninё u mblodhёn nё disa qytete njerёzit nё demonstrate dhe momente pёrkujtimi pas sulmit nё Hanau. Presidenti gjerman Steinmeier, kur vizitoi Hanaun tha. "Ne qёndrojmё tё bashkuar si shoqёri, ne nuk e lejojmё tё na frikёsojnё, ne nuk pёrçahemi.” Me kёtё ai flet pёr shumicёn e gjermanёve, qё nuk ёshtё raciste./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat