Pezullohen karnavalet e Venecias - Bota Sot
Pezullohen karnavalet e Venecias

Evropë

Pezullohen karnavalet e Venecias

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

" Përhapja masive e epidemisë së koronavirus në Veri të Italisë ka çuar në marrjen e masave drastike nga autoritetet lokale, të cilave u shtohen masat e parashkiuara nga ligji special i aprovuar një natë më parë në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave të qeverisë Conte.

Presidenti i rajonit të Venetos Luca Zaia ka informuar se i kanë propozuar ministrit të Shëndetësisë Roberot Speranza adoptimin e masave drastike deri në pezullimin e festës së karnavaleve në Venezia.

Presidenti i rajonit të Venezia informon se prej mbrëmjes së sotme do të pezullohen festimet e karnavaleve në Venezia e të gjitha aktivitetet sportive në territor deri më datë 1 mars 2020.

Urdhëri është operativ e hyn në fuqi nga mesnata e datës 23 mars 2020

Në Venezia janë verifikuar 2 raste me koronavirus e në Veneto janë mbi 25 persona të infektuar nga koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat