Denoncimi: Çmimi i një maske rritet me 1700%

Evropë

Denoncimi: Çmimi i një maske rritet me 1700%

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Maska në 40 euro e disinfektues 80ml me çmim 22.5 euro. Kosumatorët italianë denoncojnë mashtrimin që po u bëhet me çmimet në këtë moment kritik.

Psikoza e panikut të infektimit nga koronavirus ka çuar në Itali në shumëfishimin e çmimeve të produkteve higjeno sanitare që po baoshatisen nga raftet e supermerkateve e të farmacive.

Mungesa e tyre ka çuar që majft italianë t'i blejnë në plataformat online ku ndër më gjigandet është Amazon.

Enti Italian për mbrojtjen e të drejtave të Konsumatorëve Codacons pas një monitorimi konstant prej disa ditësh ka denoncuar se çmimi i shitjes online të një maske është rritur me 1700% .

 Online çmimi i  shitjes së një maske ka arritur ën 40 euro e në plataformën Amazon konfeksioni me 5 maska shitet 189 euro, kur dikur cmimi i një maske ishte vetëm 0.10 cent.

Shumëfishim të çmimit kanë pësuar dhe produktet higjeno.sanitare si Amuchina e njohur si një dìsinfektat mjaft i fortë. Çmimi i këtij produkti 80 ml që deri më tani shitej me 3 euro, sot shitet në çmimin 22.5 euro.

Enti Italian për mbrojtjen e së drejtës së konsumatorëve ka informuar se ka dprëzuar zytarsiht nëj denoncim në Prokurorinë e Romës dhe tek autoritetet e Guardia di Finanza spekullimiet që po bëhen me cmimet e këtyre produkteve.

"Nëse gjigandët e e-commerce  nuk marrin masat për të eleminuar e bllokuar portalet online që realizojnë shitje të tilla, atëherë ata bëhen bashkëpunëtorë në këtë amshtrim që u bëhet konsuamatorëve", theksojnë Enti italian i Konsuamtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat