Koronavirusi/ Shënohet viktima e tretë në Itali, deri më tani 130 të prekur - Bota Sot
Koronavirusi/ Shënohet viktima e tretë në Itali, deri më tani 130 të prekur

Evropë

Koronavirusi/ Shënohet viktima e tretë në Itali, deri më tani 130 të prekur

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Koronavirusi ka vrarë personin e tretë në Itali.

Viktima është një grua e cila ka humbur jetën në një spital në Kremones. Ajo kishte disa ditë që ishte shtruar në spital pas infektimit nga virusi vdekjeprurës ndërsa gjendja e saj u rëndua së tepërmi derisa sot humbi betejën me jetën.

Ndërkohë në Itali të paktën 130 persona janë konfirmuar si të prekur nga koronavirusi. Infektimi është përhapur në masë në zonën e Lombardisë dhe Venetos. Nën kujdes intensiv  të mjekëve dhe në gjendje më të rëndë janë 25 persona të cilët kanë shfaqur komplikacione të shumta.

Ndërkohë në të gjithë Italinë janë marrë masa parandaluese ku janë mbyllur shkollat deri më 1 mars në Lombardi, Veneto, Emilia Romagna dhe Piemonte.

Mediat italiane theksojnë se koronavirusi po përhapet me shpejtësi nga Pavia në Milano, nga Kremona në Valtellina, ndërsa qeveria ka miratuar një dekret urgjent për ‘rrethimin’ e zonave.  Ndërkohë në Lombardi dhe Veneto nuk mund të hyhet dot, pa u pajisur me një leje paraprake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat