Tërmeti i shkatërron mbi 1 mijë ndërtesa në Turqi, raportohen menjëherë të paktën 9 të vdekur

Evropë

Tërmeti i shkatërron mbi 1 mijë ndërtesa në Turqi, raportohen menjëherë të paktën 9 të vdekur

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 19:00
Turqi

Të paktën nëntë njerëz kanë vdekur dhe qindra ndërtesa kanë kolapsuar në juglindje të Turqisë pas një tërmeti që ndodhi pak më herët me magnitudë 5,7.

Ky tërmet goditi në kufi me Iranin, duke i plagosur dhjetëra njerëz në fshatrat kufitare në të dyja vendet, kanë thënë zyrtarët qeveritarë, shkruan NBC.

Tre nga të vrarët ishin fëmijë, ndërsa 37 turq raportohet të jenë plagosur, prej të cilëve nëntë janë në mënyrë kritike, njoftoi së fundi ministri i shëndetësisë.

Ky tërmet bëri që më shumë se 1 mijë ndërtesa të kolapsonin në Turqi, duke bërë që autoritet turke të nisnin menjëherë ekipe emergjente të kërkim-shpëtimit.

Dëme të konsiderueshme raportohet se kanë ndodhur edhe në Iran, por deri më tash nuk ka raportime mbi të vdekurit.

Pamjet nga televizionet turke shfaqin njerëz derisa gërmojnë me duar rrënojat e ndërtesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat