Zvicra dhe Austria marrin masa kundër përhapjes së koronavirusit

Evropë

Zvicra dhe Austria marrin masa kundër përhapjes së koronavirusit

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 21:10
Ilustrim

Rajonet jugore në Zvicër dhe Austri janë duke ndërmarrë hapa për të parandaluar të parandaluar përhapjen e koronavirusit përtej kufijve me Italinë.

Kantoni zviceran i Ticinos njoftoi se spitalet do të izolojnë dhe testojnë të gjithë pacientët me simptoma të Covid-19.

Ticino është fqinj i rajonit të Lombardisë së prekur nga virusi.

Rreth 68 000 persona udhëtojnë çdo ditë për punë nga Italia në Ticino.

Në provincën Carinthia të Austrisë, Guvernatori, Peter Kaiser, njoftoi shmangien e udhëtimeve drejt rajoneve të prekura nga virusi në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat