Alarmohet Italia, coronavirusi arrin edhe në Milano

Evropë

Alarmohet Italia, coronavirusi arrin edhe në Milano

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Dy rastet e para pozitive në Milano shtohen në listën e të infektuarve me coronavirusin vdekjeprurës (Covid-19) në Itali.

Është një banor i Sesto San Giovanni i shtruar në spital në San Raffaele. Dhe një banor nga Mediglia, në jug të Milanos, i cili ishte shtruar në spital në Vizzolo Predabissi dhe që tani është transferuar në spitalin e Pavia.

Masat e urgjencës që do të merren në kryeqytetin Lombard janë duke u studiuar. Tani duhet të shikohen të gjitha kontaktet që dy pacientët kishin pasur më herët, përfshirë mjekët, infermierët dhe pacientët e tjerë.

Kryetari i Milanit Giuseppe Sala tha: “Disa qytetarë më kërkojnë të mbyllim zyrat publike. Atëherë pse jo stadiumet? Apo kompanitë? Apo dyqanet? Cili është ndryshimi? Ne po e ndjekim me përgjegjësi këtë krizë shëndetësore, nuk nënvlerësojmë asgjë, por as nuk duam të nxisim frikë”, shpjegoi ai në faqen e tij në Facebook, duke folur për situatën në qytet pas infeksioneve nga Coronavirus në Milano dhe Lombardi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat