153 të prekur dhe 3 viktima nga koronavirusi në Itali - Bota Sot
153 të prekur dhe 3 viktima nga koronavirusi në Itali

Evropë

153 të prekur dhe 3 viktima nga koronavirusi në Itali

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:45
Itali

Një viktimë e tretë, infeksione të reja dhe masa të marra në rajonet e prekura: është raporti i fundit së koronavirusit në Italinë Veriore.

Numri i infeksioneve rritet në 153: 111 në Lombardi, 21 në Veneto, 9 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 3 në Trentino dhe 2 në Lazio për të cilët janë shtuar 3 të vdekurit plus një të rikuperuar.

Nga shkollat te teatrot, muzetë, kinematë, baret dhe klubet e natës nga 18:00 deri në 6: të gjitha të mbyllura për 7 ditë, të cilat madje mund të bëhen 14 sipas procedures qe ndoqi Rajoni i Lombardisë, i cili parashikon pezullimin e ngjarjeve ose iniciativave të çfarëdo natyre, ngjarjesh ose çfarëdo forme takimesh në një vend publik, përfshirë ato kulturore.

Njerëzit janë dyndur në supermarkete për të mbushur karrocat e tyre me ushqime.

Shfaqjet janë pezulluar gjithashtu në Piccolo Teatro deri në njoftimin e mëtejshëm; pastaj u mbyll Hangar Bicocca dhe muzeu i Gallerie d’Italia.

Edhe monumenti simbolik i qytetit, Duomo, do të mbetet i mbyllur për turistët si masa paraprake deri më 25 shkurt.

Besimtarët do të jenë në gjendje të hyjnë për t’u lutur, por nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në tubimet tjera që janë pezulluar deri në një datë për t’u përcaktuar, siç njoftoi kryepeshkopi i Milanos, Imzot Mario Delpini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat