Ja si filloj Koronavirusi në Itali - Bota Sot
Ja si filloj Koronavirusi në Itali

Evropë

Ja si filloj Koronavirusi në Itali

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 10:28
Foto

Numri i të infektuarve me coronavirus në Itali ka shkuar në mbi 100, kurse vetëm në Lombardi janë të paktën 90 të prekur me këtë virus.

Deri më tani kanë humbur jetën katër persona, kurse dy janë identifikuar – një 78-vjeçar nga Veneta dhe një grua 77-vjeçe nga Lombardia

Për shkak të situatës së re të krijuar dhjetëra qytete janë futur në izolim total, kështu shumë rrugë sot janë parë totalisht të zbrazëta.

Shkollat dhe marketet nuk do të punojnë, e autoritetet lokale këshillojnë qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, e të gjithë ata që nuk i përmbahen rregullave do të arrestohen. Nëse është e nevojshme raportohet se do të asiston edhe ushtria.

Autoritetet në Lombardi kanë njoftuar se shumica e rasteve me coronavirus në këtë rajon mund të trajtohen deri të italiani 38-vjeçar i cili është personi i parë i infektuar dhe që nuk kishte udhëtuar në Kinë, por që mbetet mister se si është infektuar.

Kryetari i komunës së Milanit, qendrës emergjente në Itali dhe njëherit të rajonit të Lombardisë, ka mbyllur të gjitha zyrat. Masat e izolimit janë më të theksuara në Kodonja, qyteza që po konsiderohet si epiqendra e zgjerimit të coronavirusi në veri të Italisë.

“Është një qytet fantazmë, është diçka e tmerrshme. Qytetarët janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, askush nuk rrugë nuk po del”, ka deklaruar Paola banore e kësaj qyteze.

Edhe stacionet e transportit publik janë braktisur, askush nuk po priste trenat apo autobusët. Vetëm një barnatore ka mbetur e hapur.

“Të gjithë po frikësohemi, por shpresojmë se do të bëhet mirë”, ka deklaruar pronarja e barnatores Rosa Kavali, duke shtuar se maskat mbrojtëse që i ka pasur i ka shituar disa ditë më parë, kurse sipas saj në masë të madhe po kërkohen nga klientët materiet dezinfektuese, alkooli dhe zbardhuesi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat