Gjendet i vdekur një person në një kamion mbeturinash në Londër

Evropë

Gjendet i vdekur një person në një kamion mbeturinash në Londër

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Mëngjesin e së hënës është gjetur pa shenja jete një person në një kamion në Londër.

“The Independent”, raporton se pasi që u raportuar për një trup të pajetë të gjetur në një kamion në Londër, policia menjëherë ka nisur hetimet.

“Oficerët raportuan se të hënën rreth orës 05:30 të mëngjesit një trup i pajetë ishte gjetur në pjesën e pasme të një kamioni mbeturina në Bethwin Road, Camberwell”, shkruan ky medium.

Sipas “The Independent”, vdekja personit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore, përderisa policia është duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat