Habit kryebashkiaku italian në emision live: Nuk e bëra testin, kishin mbaruar tamponët - Bota Sot
Habit kryebashkiaku italian në emision live: Nuk e bëra testin, kishin mbaruar tamponët

Evropë

Habit kryebashkiaku italian në emision live: Nuk e bëra testin, kishin mbaruar tamponët

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:55
Angelo Chiesa, kryetari i bashkisë së Bertonico në provincën e Lodi

“Më falni, jam pak i ftohur …”.

Kështu e nisi fjalën e tij Angelo Chiesa, kryetari i bashkisë së Bertonico në provincën e Lodi, në Rai 2.

Menjëherë të pranishmit në studio, e këshilluan që të vizitohet për të eleminuar çdo dyshim për një infeksion të mundshëm.

 

Por pikërisht këtu habiti kryebashkiaku: “Unë isha thirrur të bëja një vizitë, por ajo u pezullua sepse nuk kishte tamponë”.

“Po si ka mundësi ju jeni dhe kryetar bashkie, takoni njerëz çdo ditë”, ishin reagimet në studio.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat