Shkon në 6 numri i viktimave në Itali, 224 të prekur nga koronavirusi - Bota Sot
Shkon në 6 numri i viktimave në Itali, 224 të prekur nga koronavirusi

Evropë

Shkon në 6 numri i viktimave në Itali, 224 të prekur nga koronavirusi

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:58
Itali

Ka shkuar në 6 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi, e fundit në Brescia. Viktima është një grua nga Crema, e cila rezultoi pozitive, vdiq në Spitalin Civil të Brescia, ku ajo ishte transferuar të Dielën.

Ndërsa numërohen 224 të prekur. Dhe tamponat janë të pakta.

Ekziston gjithashtu një lajm i mirë: njëri prej të sëmurëve është shëruar. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të infeksioneve, deri më tani 172.

Milano duket se është zbrazur: shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat