Një veturë është futur në mesin e turmës një karnaval në qytetin e Volkmarsen të Gjermanisë, ka bërë të ditur policia.
Të paktën 10 persona janë lënduar, raportojnë mediat lokale shkruan BBC.
Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se shoferi është ndaluar ndërkaq motivet e këtij incidenti mbeten ende të paqarta.
Një numër i madh i punonjësve të urgjencës janë në vendin e ngjarjes në qytetin e vogël, i cili shtrihet në shtetin Hesse në Gjermaninë perëndimore.