Mediet turke: 13 ushtarë turqë vriten nga sulmi i avionëve rusë në Siri

Evropë

Mediet turke: 13 ushtarë turqë vriten nga sulmi i avionëve rusë në Siri

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:11

Të paktën 13 ushtarë turq janë vrarë në një sulm ajror nga avionët rusë në një post vëzhgimi ushtarak turk në Idlib, tha një burim ushtarak turk.

“Trembëdhjetë ushtarë turq u vranë, ndërsa disa u plagosën në një sulm ajror në një post vëzhgimi turk në fshatin Kansafra dhe Bara, në provincën Idlib “,  thotë burimi.

Al Arabia kishte raportuar më parë se trupat e ushtrisë turke dhe opozita Siriane kishin bastisur pozicionet e ushtrisë siriane në provincën Idlib.

Turqia në këtë kohë ka prezencë ushtarake në disa shtete në Lindjen e Mesme.

Trupat turke ndodhen në Libi dhe Siri. Për këtë të fundit kishte një marrëveshje me Rusinë për ndërhyrje të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat