Koronavirusi/ Pas Kroacisë, konfirmohen dy raste të infektuarish në Austri

Evropë

Koronavirusi/ Pas Kroacisë, konfirmohen dy raste të infektuarish në Austri

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:29
Foto

Austria është shteti i radhës në Evropë që ka konfirmuar të paktën deri më tani dy raste të infektuar nga koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase, ku thuhet se të dy personat e infektuar janë nga provinca e Tirolit.  Ndërkohë ende nuk ka asnjë shpjegim se nga ka ardhur koronavirusi në këtë zonë. Megjithatë zona e Triolit kufizohet me veriun e Italisë dhe dyshohet se infeksioni të ketë ardhur nga Italia.

Autoritetet në Austri po përpiqen të reagojnë për të gjetur “rastin 0” që shpërndau virusin, ndërkohë po merren masat e nevojshme për të izoluar dy rastet në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat