Pacienti me koronavirus në Kroaci, kishte qenë në Milano!

Evropë

Pacienti me koronavirus në Kroaci, kishte qenë në Milano!

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:13
Ilustrim

Pacienti i konfirmuar me koronavirus në Kroaci është një djalë i ri, i cili kishte qenë në Milano në Italisë. Djali tashmë është shtruar në klinikën për sëmundje infektive në Zagreb. Lajmin e infektimit të tij e konfirmoi vetë kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, pas një takimi që mbajti me kabinetin lidhur me koronavirusin. Sipas tij, pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa priten rezultate të  tjera që tregojnë se në çfarë shkalle ka depërtuar virusi.

“Sot rreth orës 11:30 kemi marrë rezultatet e shtetasit kroat që ka qëndruar në Milano”, ka shtuar ai. Austria diktoi dhe ajo dy rastet e para, që të dyja në provincën e Tirolit, e cila ndan kufirin me Italinë.

Mbi 2.600 njerëz kanë vdekur në Kinë nga ky virus, që u paraqit për herë të parë në provincën kineze të Hubeit. Numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80,000. Shenjat kryesore të infektimit me koronavirus janë temperatura e lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për pandemi të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat